Dalin në dritë detaje të reja për operacionin antidrogë gjatë natës në Tiranë dhe disa zona të tjera, teksa janë arrestuar disa persona.
Janë publikuar dhe emrat e 10 të arrestuarve, mes tyre dhe 3 të huaj nga Amerika Latine të cilët trafikonin kokainën dhe e përpunonin në laborator.
Të arrestuarit:
- Aldi Zonja
- Geis Fejsullai
- Klajd Birçe
- Baki Huqi
- Geis Sejfullai
- Endi Sejdini
- Hiwlen Ledezma
- Narvaez nga Kolumbia
- Joze Ramon Zacarias Vasquez nga Republika Domenikane
- Samuel Alfonso Moreno Serrano nga Venezuela
SPAK bën me dije se hetimi ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë. Po ashtu, sipas SPAK janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës.




