Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni antidrogë që po zhvillohet në Krujë për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas burimeve, hetimet për këtë aksion kanë nisur disa javë më parë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një prej zonave ku policia ushtroi kontrollet e para.
Mësohet se deri tani autoritetet kanë identifikuar të paktën shtatë persona që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitetin kriminal.
Ndërkohë, kontrollet po vijojnë edhe në zona të tjera të Krujës, të cilat janë zbuluar pas verifikimeve të kryera mbi lidhjet dhe kabllot e energjisë elektrike në territorin e kontrolluar fillimisht.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se deri në këto momente janë konstatuar dhe asgjësuar mbi 500 bimë të dyshuara kanabisi, ndërsa operacioni vijon në terren.
