Pas megaoperacionit të zhvilluar në tre qytetet e Shqipërisë, kanë rënë në pranga disa emra të “fuqishëm” të biznesit, drejtësisë, policisë dhe botës së krimit në Shqipëri.
Mësohet se Ilir dhe Safet Bajri janë marrë në pyetje në kuadër të operacionit të SPAK. Mes të arrestuarve nga SPAK ishte dhe Astmer Bilali, pjesë e kësaj bandës së Bajrave.
Në kuadër të operacionit është ushtruar kontroll banese në shtëpinë e Ilir dhe Safer Bajrit. Ato janë marrë në pyetje pranë Policisë Shkodër dhe janë lënë të lirë. Behar Bajri, është shpallur ne kërkim sipas burimeve të policisë së Shkodrës.
Po ashtu bëhet me dije se miku i Ervis Martinajt, Elion Hato është shpallur në kërkim nga SPAK. SPAK ka ushtruar kontroll gjithashtu edhe në banesat e Vis Martinajt, pasi dyshohet se ka pasur lidhje me personat e vënë në pranga të këtij operacioni.