Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën në lidhje me të arrestuarit, për dosjen hetimore “Flakë në det”.

SPAK kërkon që anëtarët e grupit të trafikimit të lëndëve narkotike të shpallen fajtorë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Kujtojmë se bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar, të cilët transportonin lëndën narkotike nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së.

Më poshtë lista me emrat e anëtarëve të grupit dhe dënimi që kërkohet për ata:

  • Arlind Isamailukaj- 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite burg;
  • Gëzim Çela- 16 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite e 8 muaj burg;
  • Nerim Çela- 14 vite burg, me gjykim të shkurtuar  9 vite e 4 muaj burg;
  • Armando Mema- 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite burg;
  • Dritan Mataj- 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite burg;
  • Arben Dalipaj- 14 vite burg, me gjykim të shkurtuar 9 vite e 4 muaj burg;
  • Besnik Brokeri- 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite burg;
  • Alket alis Dritan Deda- 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite burg;
  • Selami Lushka- 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite burg;
  • Kyrylo Ponomarego- 13 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite e 4 muaj vite burg;
  • Ksenofon Bodo- 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite burg;
  • Armando Papa- 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite burg;
  • Kostiantyn Biellon- 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite burg.