Policia dhe SPAK zhvilluan sot një megaoperacion në disa qytetet të Shqipërisë, Tiranë, Shkodër dhe Kukës nga ku u arrestuan biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Forcave Operacionale, Olti Bistri, disa policë si edhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita.
Mësohet se SPAK është duke zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet italiane dhe se janë lëshuar disa urdhërarreste. Operacioni është në vijim e sipër.
Janë duke u ushtruar kontrolle banesash pasi aksioni i SPAK është i shtrirë në disa qytete.
Mes te arrestuarve është edhe Astmer Bilali nga banda kriminale e Bajrave.
Por kush janë të arrestuarit?
Pëllumb Gjoka është një biznesmen i njohur.
Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë.
Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit.
Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ai u arrestua në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër nga FNSH dhe RENEA, si pjesë të “Bajrave”, e ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale. Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.