Janë zbardhur emrat e grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës perëndimore. Sipas SPAK, sasia totale e drogës së sekuestruar në operacione të ndryshme arrin në 17 tonë kokainë, ndërsa janë vendosur 16 masa sigurie, përfshirë 14 “arrest me burg” dhe 2 “detyrim paraqitje”.
Ndër personat për të cilët është vendosur masa “arrest me burg” janë katër vëllezërit Çela, Elvis, Ardian, Albin dhe Riza, të cilët konsiderohen si pjesë kyçe e rrjetit. Mes të dyshuarve është edhe Fadil alias Jul Balla, pronar i një resorti të njohur turistik në Durrës (“Ajman Resort”), si dhe Franc Çopja, i arrestuar më herët në një vend të BE-së dhe i njohur si një prej drejtuesve të grupit kriminal nga Elbasani.
Anëtarët e grupit kriminal
Riza Çela
Ardian Çela
Albin Çela
Elvis Çela (Vëllezër)
Fadil alias Jul Balla pronari Ajman Resort
Franc Çopja i arrestuar ne Belgjikë
Petrit Sulejmani alias Lakatos
Mariglen Kamami
Denis Daja
Kujtim Gjyla
Renato Musaka
Vilson Pepa
Dition Pepa detyrim paraqitje
Miklovan Mullai
Gert Çerma