Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është duke verifikuar çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni, gjatë operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia e Shtetit. 

Kujtojmë se përmes këtij megaoperacioni u caktuan dhe ekzekutuan masat e sigurimit  “Arrest në burg” për 32 shtetas, mes tyre edhe një punonjës policie.

Nëpërmjet një njoftimi zyartar, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thote se “siguron opinionin publik dhe mediat se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme”.

Ndër të tjera në njoftim theksohet se “mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090”.