11 persona janë të arrestuar nga operacioni i zhvilluar nën drejtimin e prokurorisë në Elbasan.
Personave të arrestuar u janë gjetur 3 armë zjarri tip pistoletë.
Njëri nga personat e shoqëruar është M.Lika, i njohur si miku i Emiljano Shullazit. Edhe biznesmeni Bujar Muça është mes të shoqëruarëve.
Gjate momentit të aksionit të policisë, në ambientet e lokalit kanë qenë një numë ri madh personash, ndërsa mësohet se ka pasur kundërshtime dhe konfrontime fizike me policinë.
Aktualisht policia po kontrollon edhe materialet filmike, ndërsa po vijon punën me verifikimet për këta shtetas për të parë të shkuarën e tyre.