Detaje të reja janë bërë ditën e sotme publike nga operacioni ndërkombëtar I policisë spanjolle në bashkëpunim me policinë shqiptare.
Bëhet me dije se policia shqiptare në bashkëpunim me atë spanjolle ka zhvilluar një operacion pranë një qendre tregtare në Elbasan, ku ndodhej një call center.
Operacioni është kryesuar nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me kolegët spanjollë.
Është ende e paqartë nëse objektivi ka qenë aktiviteti i mundshëm i paligjshëm i call center apo nëse ne ambientet e tij ka ndonjë person në kërkim.
Policia është detyruar të thyeje derën e xhamit të ambientit, pasi personat që ndodheshin brenda saj nuk iu përgjigjën kërkesës së policisë për ta hapur.
Në videot e mëposhtme shfaqen momentet e mësymjes së policisë brenda ambienteve të biznesit.