Në një konferencë për mediat me kreun e SPAK, Arben Kraja, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka deklaruar se pas operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga 18 persona, nga 32 urdhër arreste të prera në total.

Mes tyre ka zyrtarë dhe ish-zyrtarë policorë dhe elementë të grupeve kriminale të cilët e kanë nga një masë sigurie. Nano shtoi se operacioni u zhvillua paralelisht në disa qarqe të vendit.

“Operacioni është në vijim dhe ka nisur pas arrestimit të Nuredin Dumanit nga policia në bashkëpunim  me prokurorinë. Pas informacioneve të marra u krijuan dyshime për përfshirjen e shumë personave të tjerë. 32 urdhër arreste dhe 28 banesa të kontrolluar. Operacioni është shtrirë në disa qytete të ndryshme, Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Lezhë.

Ndërkohë gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.”– tha Nano.

Personat e arrestuar deri më tani:

Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Skerdi Tasi, Leonard Palushi, Fatos Gosa, Erion Alibej, Gentajan Sharra, Florenc Cekrezi, Elvis Koci, Ilirjan Feci, Petrit Qoli, Agron Qoli, Agron Qafa, Artan Plaka, Besjan Xhixha.