Njerëzit kudo në botë janë të etur për të udhëtuar. Izolimi i gjatë ka rritur dëshirën për t’u arratisur por bashkë me dëshirën ekziston dhe frika e infektimit nga Covid. Me sa duket nga ky binom dëshirë-frikë, shumë vende kanë ngritur strategjitë e tyre të menaxhimit të situatës.
“Turizmi i vaksinave” është ideja më e fundit që po vihet në zbatim nga operatorët turistikë në të gjithë Evropën ku udhëtarët shkojnë jashtë vendit për të marrë vaksinën.
Agjencia norvegjeze e udhëtimit “Ëorld Visitor” po ofron mundësinë për tu vaksinuar në Rusi. Klientët, të cilët mund të zgjedhin një nga shumë paketat e udhëtimit, që të gjitha përfshijnë marrjen e vaksinës Sputnik V të prodhuar nga Rusia.
Për 1,199 € mund të bëni dy udhëtime në një muaj, një për secilën dozë. Për 2,999 €, klientët mund të shijojnë një qëndrim luksoz 22-ditor në një vendpushim shëndetësor rus, më mënyrë që të t’i marrin të dyja dozat.
Megjithëse ka pasur raporte se vaksinimi me Sputnik V mund të jetë në qendër të një programi turistik, duke filluar këtë korrik, qeveria ruse nuk ka dhënë zyrtarisht dritën jeshile për turistët që të fluturojnë për të marrë vaksinën atje.
Rusia po punon në një program për t’u ofruar njerëzve jashtë vendit mundësinë për t’u vaksinuar kundër Covid-19 në Rusi me Sputnik V, duke nisur nga korriku.
Rusia deri më tani ka qenë skeptike për fillimin e një programi të tillë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka pranuar se do të ishte diçka që qeveria do ta merrte në konsideratë, megjithëse qytetarët janë “përparësia absolute”.
Një opsion i tretë përfshin një udhëtim në një hotel në Turqi, i cili së shpejti do të pajiset me një qendër vaksinimi.
Agjencia gjermane e udhëtimeve Fit Reisen (ose “Fit Travel”) filloi të ofronte “pushime vaksinash” ose “Impfreisen”, në shkurt të këtij viti.
“Ne kemi marrë një numër në rritje të pyetjeve të klientëve nëse nuk do të ishte e mundur të kombinohej një pushim shëndetësor me një vaksinim Covid-19”, tha një zëdhënës i Fit Reisen për Deutsche Ëelle.
Ndërkohë, kompania austriake Impfreisen.at po ofron para-rezervime jo-detyruese për një shumëllojshmëri të paketave të udhëtimeve gjithëpërfshirëse me “qasje të garantuar në vaksinimin anti-Covid”.
Ndërkohë, zërat për udhëtime vaksinimi për turistët nga Turqia në Serbi janë mohuar nga ambasadori turk në Beograd dhe ambasada e Serbisë në Ankara.
I ftuar sot në “Wake Up”, Kryetari i Unionit të Operatorëve Turistikë, Rrahman Kasa sqaroi nëse do të kemi këtë sezon një turizëm vaksinash.
“Normalisht ne e dimë se në çfarë situate jemi dhe duhet të jenë shtetet ata që duhet të marrin përsipër vaksinimin e popullsisë, sepse është detyrim i çdo qeverie. Mirëpo, duke pasur parasysh faktin, vështirësinë në këtë situatë, ku shtetet e fuqishme të BE kanë shifra të ulëta vaksinimi, atëherë operatorët gjejnë mënyra për të fituar.
Ka vende që e kanë ofruar paketën, si disa vende nga Amerika Latine, disa vende të Oqeanit Indian që ofrojnë për të tërhequr vizitorë.
Mauritius p.sh. që duhet se është shumë keq, ka ofruar një paketë, e cila përfshin edhe vizën ‘free’ edhe vaksinën ‘free’
Kështu edhe Barbados e vende të tjera. Kuba, e cila ka deklaruar se në maj do nisë vaksinimin për gjithë turistët, do e ofrojë falas.
Ne kemi kërkesa edhe nga shqiptarë, të cilët synojnë kryesisht vendet e BE-së. Nuk kemi ndonjë ofertë të tillë nga vendet e BE. Por, nëse ndonjë nga shtetet europian do e aplikonte, do kishte shumë kërkesa”, tha ai.