Opozita ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku kritikoi mazhorancën, duke e akuzuar se po rikthen për diskutim kërkesa të cilat, sipas saj, i kishte refuzuar tre muaj më parë.
“E keni kthyer Kuvendin në tallje. Kërkesat që keni refuzuar tre muaj më parë i sillni këtu copy-paste dhe kërkoni t’i votoni”, u shpreh Tabaku.
