Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas largimit të deputetëve të opozitës nga salla e Kuvendit, duke e cilësuar veprimin e mazhorancës si një “shkelje të hapur dhe të qëllimshme të Kushtetutës”.

Sipas Bardhit, vendimi i Partisë Socialiste për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit është një veprim i njëanshëm dhe i papranueshëm, që cenon rëndë funksionimin demokratik të institucionit.

“Kuvendi institucion kushtetues që ushtrojnë funksionin e tyre deputetët përfaqësojnë të gjitha forcat e politike. Propozimi i njëanshëm dhe pa gjithëpërfshirje, kanë vendosur ta kalojnë brenda 24 orëve në shkelje të procedurës së parashikuar nga rregullorja dhe Kushtetuta.

 Për këtë arse, grupi jonë parlamentar, pasi dha të gjitha argumentat, vendosëm të mos përfshiheshim në këtë procedurë antikushtetuese. Ne nuk do të lejmë asnjë hapësirë bosh që i përket opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Tani do të largohemi në një mbledhje urgjente me grupin parlamentare dhe do të marrim vendime sesi do të sillemi në seancën e orës 17:00”, tha Bardhi.