Edhe në këtë seancë plenare, opozita ka vendosur të bojkotojë dhe të largohet nga punimet e Kuvendit.
Gjatë kohës kur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, po mbante fjalën, deputeti i PD-së Saimir Korreshi hyri në sallë dhe u habit kur pa karriget e opozitës bosh.
Në një moment ironie, Balla iu drejtua Korreshit duke i thënë: “Është marrë vendimi, nuk e di akoma ti?”, duke iu referuar vendimit të opozitës për të braktisur seancën.