Kryetari dhe deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ka dalë në mbrojtje punës së SPAK dhe kreut Altin Dumani, pas akuzave dhe kritikave të opozitës në Kuvend.

Shehaj theksoi se rezultatet e shënuara nga kreu i SPAK, Altin Dumani, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit gjatë 3 viteve të fundit, janë më të mëdha se rezultatet e gjithë drejtësisë shqiptare në 35 vite demokraci.

“Dumani na qenka fajtori dhe këtu nuk i bëjmë një gjyq. Një pjesë e kuvendit hesht se ia merr urdhrin politik dhe pjesa tjetër mendon se fatkeqësia e këtij vendi është Dumani. Do kishim dashur që kryeministri më i korruptuar që ka pasur Shqipëria të dilte para drejtësisë. Në 3 vitet e fundit Dumani ka bërë më shumë se çfarë drejtësia ka bërë në 35 vitet e fundit. Kur ka ndodhur që numri 2 i kryeministrit të shkojë në burg? Kritikat duhen bërë me masë. Kush e sheh nga jashtë dhe dëgjon, thotë këta janë çmendur. Dumani po i vjedh shqiptarët? Dumani po vjedh popullin më të varfër në Europë?”,- tha Shehaj.