Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka folur për mediat pas rrëzimit të kërkesave të opozitës, pas Konferencës së Kryetarëve. Referuar kërkesës së paraqitur nga opozita, për dorëheqjen e qeverisë, sipas Ballës, PD nuk është mandatuar nga protestuesit për të paraqitur në Kuvend kërkesat e tyre. Nga ana tjetër, Balla sfidoi opozitën të mbledhë 23 firma për mocionin e mosbesimit për qeverinë, por i pyeti nëse e sjellin dot Sali Berishën si kandidat për kryeministër.

“Jam serioz për ata që janë në shesh. Tha ne emër të protestuesve, partia e Berishës kërkoi dorëheqjen e qeverisë. Ishte pika e parë, dhe i kam thënë ju keni marrë përsipër të sillni në Kuvend kërkesën e protestuesve sipas jush, që ju paskan mandatuar, nuk kërkohet me mocion me debat, kërkohet me mocion mosbesimi. Mblidhni 28 deputetë, sillni kërkesën për mocion mosbesimi, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duhet të sjellësh edhe kandidatin për kryeministër, e sillni dot Saliun si kandidat për kryeministër”, tha Balla.