Opozita kërkoi shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi duke e akuzuar për shkelje të rregullores. I pari në seancë foli deputeti demokrat Ivi Kaso duke “numëruar” shkeljet e Peleshit.
Ai e nxiti atë duke i thënë që më mirë të japë dorëheqjen e të iki vetë sesa të largohet me votë.
Por votat zhgënjyen opozitën pasi kërkesa e tyre për shkarkimin e Peleshit u hodh poshte me 79 vota. Kështu Niko Peleshi do të vazhdojë të mbajë detyrën e Kryetarit të Kuvendit, ku do caktojë rregullin gjatë seancave parlamentare.
Ditën e sotme seanca u drejtua nga nënkryetarja përsa kohë Peleshi ndodhej në rradhë mew grupin e PS.
