Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, kur u pyet në lidhje me hetimet për zv.kryeministren Belinda Balluku.
Sa i takon mbledhjes së këshillit të mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, Rama tha se nëse ai do të ishte aty do t’u kërkonte prokurorëve të largohen dhe të kthehen me një dosje që i takon Kuvendit, dhe jo siç tha ai 16 faqe dosje.
Muhamed Veliu: Gjatë këtyre viteve keni vendosur një standard kur keni thënë se PS nuk kthehet zyrë avokatore e atyre që kanë probleme me drejtësinë, çfarë u bëri të ndryshoni nga k qëndrim kur vjen fjala për Belinda Ballukun? A keni një bindje që janë të mjaftueshme këto prova për të realizuar kërkesën që u ka vënë SPAK në tavolinë?
Edi Rama: Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme për rastin konkret nga ana jonë? Kur rasti vjen në derën tonë, të pushtetit legjislativ, atëherë duhet të shprehet. Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie por kuazi gjykatë dhe parlamenti nuk noterizon kërkesat që i merr dhe i sheh.
Po të isha unë në Këshill do t’u thoja çohuni dhe ejani me një dosje për Kuvendin. Nuk vini dot me 16 mijë faqe. E dini ca janë? Nuk janë produkt i hetimit se s’ka si të jenë produkt i hetimit. Janë 16 faqe, afërmendsh është kjo s’ka nevojë ta shohësh. Usb nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe as ministrja.
