Opozita ka refuzuar ftesën e Presidentit, Bajram Begaj për konsultimet lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Në takimin e zhvilluar me kreun e shtetit është paraqitur vetëm kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Po ashtu mësohet se në takim me Presidentin Begaj do te shkojnë edhe përfaqësuesit e Partisë Social Demokrate.
Mungesa e përfaqësuesve të opozitës bëri që konsultimet e Presidentit për datën e zgjedhjeve të zhvilloheshin vetëm me përfaqësuesin e mazhorancës.
Ndërkohë në ditët në vijim pritet që Presidenti Begaj të vijojë procedurën për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, e cila do të përcaktohet përmes një dekreti presidencial.
Partia e Lirisë refuzoi sot ftesën e Kreut të Shtetit, ndërsa tre ditë më parë ishte Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, që e cilësoi procesin si një “teatër politik”.
Ai deklaroi se Presidenti nuk po përmbush rolin e tij kushtetues dhe nuk po u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve që ndodhen në protestë.
