I ftuar ditën e sotme në “Zona Zero” i gazetarit Thimi Samarxhiu ka qenë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Teksa ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, Idrizi është shprehur se aktualisht Rama dhe mazhoranca janë në pozicionin më të mirë, por kjo nuk e detyron apo kushtëzon opozitën të jap përfundmiet e saj dhe emrat për President.
“Vetëm në Shqipëri bëhet që në Parlament të dëgjosh se ne jemi 71 kemi shumicën dhe ju të tjerët jeni të munduar.
Jemi i vetmi vend që duket sikur do bëhet qameti nëse shkojmë dhe rishikojmë edhe njëherë votat e mazhorancës.
Pavarësisht nga problematitkat ne duhet të përfshihemi në proces edhe pse une e kuptoj që Rama dhe mazhoranca është në pozicion të mirë
Unë kam qenë edhe pjesë e PS dhe aty ka patur figura, të cilët nuk janë aktualisht në politikën aktive por i bëjnë shumë mirë vendit, kështu që padyshim që do t’i votoja duke marrë parasysh për kë do të shërbejnë.”- përfundoi Idrizi.