Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet të protestojë sot në Strasburg për disa çështje që lidhen me qeverinë e cila akuzohet për shkelje ligjore.

Bëhet me dije nga burimet për media se 30 deputetë ndodhen në Strasburg për të protestuar para Parlamentit Europian, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare..

Në skenarin e zbardhur thuhet se deputetët e PD-së pritet të ndahen në dy grupe. Njëri grup prej 5 apo 6 deputetësh do të hyjnë brenda PE për të zhvilluar takime njoftuese ndaj eurodeputetëve për t’i njoftuar ata sa i takon situatës në Shqipëri dhe shkeljeve ligjore, kushtetuese që ka bërë qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Burgosja e Salianjit, mosvotimi i PS për vendimin e GJK, lidhjet e qeverisë me krimin, korrupsioni janë disa nga çështjet e diskutimit në fokus të takimeve.

Po kështu, përveç këtij grupi, pjesa tjetër e deputetëve të shpalosin pankarta para Parlamentit Europian dhe të protestojnë për një kohë të caktuar për të tërhequr vëmendjen e europianëve për situatën në Shqipëri që ata e cilësojnë ngjizjen e një regjimi diktatorial.