Protestuesit janë ndalur gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës përballë selisë së Partisë Demokratike.
‘Opozitë e shitur’- thërrasin në kor protestuesit, të cilët prej kohësh kanë kërkuar burgosjen e kryedemokratit Sali Berisha.
Protestuesit janë kujdesur t’i japin zë edhe çështjes çame përmes një pankarte me mbishkrimin “çështja çame kërkon veprim, jo fjalë”, ndërsa sot shënohet 82-vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Teksa kanë marshuar në rrugët e Tiranës, protestuesit janë ndalur edhe te selia e PD-së, ku kanë thirrur në kor ‘opozitë e shitur’.
