I ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News për të folur për situatën politike në vend ishin ish-deputeti Azgan Haklaj dhe analisti i njohur Ilir Demaliaj.

Të pyetur në lidhje me protestën që ish-kryeministri Berisha ka organizuar të bëjë analisti ka shpërthyer në akuza të forta duke e quajtur ish-kryeministrin një njeri pa moral politik, të vjetër dhe që partia e PD-së ka marrë fund edhe nëse ai do të largohej nga ajo. Demalia ka shtuar edhe se Berisha ka një mllef me shqiptarët për shkak nga ngjarjet që ka krijuar dhe se nuk ishte kundër protestave por ishte kundër kësaj proteste pasi protesta në fjalë nuk është për popullin por është për të mbrojtur pushtetin e vetë ish-kryeministrit.

“Berisha është bërë bajat me kohë edhe media u bë bajat duke diskutuar këto protesta, nuk sjellin asgjë të re ne e dimë që ai do të mbajë veten, familjen dhe bizneset e veta. Pse duhet kjo protest një ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Kto janë të qarta, do të bëjë ndonjë incident? Është njeri i mbaruar kufomë politike, ka qëkur u kthye bëri rrumpallat çfarë solli të re? Ky është njeri i mbaruar si moral kombtar si të gjitha duhet të jesh idiot të shkosh pas tij shiko kë ka me vete. Ai do vijë duke rënë por nuk ka qëllim fitoren dhe ardhjen në pushtet ai ka qëllim tjetër. Unë nuk jam kundër protestës unë jam kundër këtyre protestave që kanë qëllim vetëm ruajtjen e një njeriu dhe pasurisë së tij, pse të dal në protest për Berishën se nuk është protest për demokraci për shtet.”, tha analisti Demaliaj.

Pas kësaj deklarate ka ndërhyrë edhe ish-deputeti  duke deklaruar se çfarë sjell partia ndërkohë që gjatë ndërhyrjes së tij Demaliaj ka tentuar të kundërshtojë por ish-deputeti nuk ndalonte së foluri. Haklaj vazhdonte fliste për programin ndërkohë që Demaliaj ndërhynte duke i thënë që ta lejojë edhe atë të flaësë, por duhet ndërhyrja e këmbëngulur e moderatorit për ta bërë ish-deputetin të ndalojë.

“Demaliaj: O Azgan mjaft recitove!

Moderatori:O Azgan prit një sekond.

Vazhdon flet.

Demaliaj:Hiqjani mikrofonin, a të iki unë nuk ka kuptim.

Vazhdon flet.

Moderatori: Shikoni more këtu pse nuk bëni një bisedë normale ore, o Azgan shiko more e mora vesh një sekond more të dëgjojmë kritikë.

Haklaj: Po dëgjoj!

Demaliaj: Oda nga ku vjen ti të lë të flasësh, kemi ardhur të lëshojmë fjalë të japim mendim.”