Një 58-vjeçar me profesion elektriçist ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, teksa punonte për riparimin e një defekti në një nga shtyllat e tensionit të lartë në hyrje të qytezës së Orikumit.


Burimet policore raportuan se Irakli Zaka, 58 vjeç, ka qenë duke riparuar defektin elektrik, kur ka rënë në kontakt me elektricitetin. Dyshohet se shkak për ngjarjen, të jetë bërë lagështia. Elektricisti ka ndërruar jetë brenda pak sekondash, ndërkohë që kolegët e tij e kanë pasur të pamundur ti vijnë në ndihmë.


Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe zjarrfikëseve. Këta ë fundit kanë mundur të zbresin nga shtylla trupin e karbonizuar, rreth një orë pas ngjarjes. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila paraprakisht është klasifikuar si aksidentale.


20 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)