Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion pas një hetimi të gjatë, ka dokumentuar përplasjet mes bandave, armiqësitë dhe vrasjet pa autor lidhur e bandat e Durrësit dhe të Shijakut.
Nga hetimet që janë bërë kundrejt Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’, si dhe grupit të Avdylajve, janë dokumentuar pazaret mes vrasësve për të eleminuar këdo që iu dilte përpara apo për të marrë hak për të kaluarën.
Nga dosja e SPAK zbardhet një bisedë mes Aleksandër Lahos dhe Elidon Avdylaj, të cilët bisedojnë për vrasjen e Edmir Bregut. Gjithashtu në këto biseda del se Genci Maloku, babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë nga atentati i 1 nëntorit 2019 në mbikalimin e Shkozetit, kërkon të vrasë një prej fisit Rraja, pasi Redjan Rraja është i dënuar përjetë si i përfshirë në këtë atentat.
Genci Maloku kërkon të vrasë plakun e Rrajave, por kjo për anëtarët e tjerë të grupit, nuk i duket e saktë pasi do të niste luftë dhe ‘nuk është mirë të vrasësh pleq e gra’.
Pjesë nga dosja hetimore:
Në datën 21 shtator 2020, ora 17:59, Elidon Avdyli ka biseduar me Aleksandër Lahon në lidhje me një person me emrin Arjan i cili sipas Aleksandrit nuk lëviz nga fjala dhe ka mënyrën e vet si vepron. Elidoni i ka shkruajtur se Genci është mërzitur shumë dhe do që të bëje” diçka me patjetër. Aleksandri i përgjigjet që nëse Genci do të bëjë diçka, mos të bëjë plakun e Rrajave por t’i bjerë Qerosit. Në orën 19:00, Elidoni i ka shkruajtur Aleksandër Lahos që sipas tij duhet të “bëjnë” Qerosin ose Ceken. Nga konteksti i bisedave dyshohet se Elidoni dhe Aleksandri kanë biseduar për planet që ka patur personi i quajtur Genci dhe që dyshohet se është Genci Maloku, për të marrë gjakun e djalit, duke vrarë një person me mbiemrin Rraja.
Në orën 19:01, Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se atë javë, në bashkëpunim me çunin e Pojës ai do te “bëjë” “Malokun” dhe më pas edhe Ceken. Sipas Elidonit, “Maloku” është “byrazer” i Kilit dhe i Marlit, lëviz Tiranë-Durrës dhe se kishte bërë plan që vrasjen e “Malokut” alias Edmir Bregut, ta bënte te lagjia e Edmirit, në Durrës. Aleksandri i sugjeron që do ishte më mirë që vrasjen ta bënin rrugës dhe e ka pyetur se cilin do të bëjnë të parin. Elidoni i është përgjigjur se të parin kanë vendosur të bënin “Malokun”. Në vijim Elidoni i ka shkruajtur Aleksander Lahos se edhe Dur Keçin do ta “sistemojë sa të fillojë “lufta”. Pjesa e bisedës në të cilën flasin për vrasjen e Malokut alias Edmir Bregu, është si vijon.
Aleksander Laho- thuj gencit do hapet lufta, deshire te kesh me gjujt thuj
Elidon Avdyli- Po ikam thon e vlla. Po di ca me te thon.
Aleksander Laho-po jo me maru pun me pleq. po te boj cte doj.
Elidon Avdyli- Ishalla po ja hy un me ate cunin e pojes e vlla. Se aty iqim ropt atyne. Genci ska takat. Per kto pun o shok
Aleksander Laho-popo, por kjo levizje na bon dom te gjithve un jam me ju per cdo gjo, por pleq e gra osht turp.
Elidon Avdyli-Po edi. Plus do ikesh kurriz. Qerosi o pik. Tanom. Ne cekaj. Edon. Aty ndurres. Un tashi ket jav do boj malokun. Bashkpunim. Me cunin e pojes. Mrpa cekes. Me kismet allahaut. Esht borazeri kilit maloku. Ne i marlit.
Aleksander Labo-E kuptoj. Ok. maloku rin ne tiran.
Elidon Avdyli- Dje tu erjt kan qen. Po e kan gjet ato. Durres tiron leviz ai.
Aleksander Laho-Po rin aty ne tiran. Aty ku pam makinen e blondume te lentit.
Elidon Avdyli-Po edi. Po ke lagja vet ne durres. Do ebejm…. Se e kemi gjet
Aleksander Lalo-po me mire ruges… Cil do boni te parin
Eliden Avdyli-Malokun. E kemi nda.
Aleksander Laho- ok. Se do jet shum keq. Dhe lenti do ta hudhi prap ne kuriz marielin.
Elidon Avdyli- Esht. Ne burg ai e vlla. Marlin e kam gati gjycin. Mas ksoj pune.