Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë, ku do marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politikan Europian.
Pas takimit me kryeminsitrin Edi Rama, Osmani foli për rëndësinë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian, duke përsëritur thirrjen që BE-ja të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës.
“Më me rëndësi janë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe BE. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, për fat të keq akoma nuk është shqyrtuar. Ka ardhur koha që përtej fjalëve të bukura që u jepen shteteve aspiruese, të ketë veprime konkrete, veçanërisht për shtete si Kosova që është në linjë të plotë me BE. Kosova është gjithë e gatshme që të marrë pjesë në dialog.”– tha Osmani.