Bashkimi Evropian pritet të heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës duke filluar nga muaji janar. Lajmi u bë publik nga presidentja, Vjosa Osmani, gjatë një videoje live në Facebook.
Në një moment të videos së xhiruar në Bruksel shaqet dhe kryeministri Edi Rama, i cili i ndërpret deklaratën dhe e përqafon Osmanin. Gjithashtu kryeministri e vlerëson Osmanin për rolin dhe paraqitjen e saj, duke theksuar se ajo ka qenë e jashtëzakonshme gjatë takimeve të zhvilluara mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.



