Opozita ka ndryshuar skenarin e protestës së paralajmëruar për këtë pasdite, duke hequr dorë nga podiumi dhe fjalimet politike.

Burimet bëjnë me dije se demokratët do të zhvillojnë një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit, si formë simbolike proteste. Pritet që mbështetësit të mblidhen pasdite, ndërsa janë marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit.

Protesta vjen në një klimë të tensionuar politike dhe pritet të shoqërohet me mesazhe kundër qeverisë.