Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend u karakterizua nga një klimë më e qetë politike krahasuar me mbledhjet e mëparshme, ndërsa fokusi kryesor ishte procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Ndryshe nga seancat e tjera parlamentare, këtë herë munguan tensionet, bllokimet e foltores dhe përplasjet me Gardën, ndërsa diskutimet u zhvilluan kryesisht mbi çështjet që lidhen me integrimin në Bashkimi Europian.

Gjatë debatit parlamentar, deputetët dhe përfaqësuesit e qeverisë u përfshinë më shumë në diskutime dhe komunikime direkte në sallë, larg skenave të zakonshme të konfliktit politik.

Një moment që tërhoqi vëmendje gjatë seancës ishte ai kur Ferit Hoxha u ul për pak minuta në vendin e kryeministrit Edi Rama, për të zhvilluar një bashkëbisedim me zëvendëskryeministren Albana Koçiu.

Lëvizja u vu re në sallën e Kuvendit, ndërsa seanca vijoi pa incidente apo ndërprerje të forta politike.

Foto nga gazetari Isa Myzyraj