Gjykatë


Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Durrës, Bujar Hoti, ka paditur Prokurorinë e Përgjithshme, pasi e ka shkarkuar nga detyra. Hoti i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, ku kërkon anulimin e urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm, nr.45, dhe caktimin e tij në postin që mbante deri para pak muajve. Mësohet se padia është regjistruar në gjykatë disa ditë më parë dhe do të gjykohet nga Enkelejda Metaliaj. Paditësi pretendon se urdhri për lirimin nga detyra nuk është i bazuar në ligj dhe rregullore, madje sipas tij, ai nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë kryerjes së detyrës. Këto fakte, Hoti mësohet se do t’i paraqesë në seancat gjyqësore me qëllim që të fitojë sërish postin e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit në Durrës.