Shtyhet për më 3 korrik seanca gjyqësore ndaj prokurorit Ols Dado. Vendimi u mor në seancën e kësaj të premteje, ndërsa pritet që shqyrtimi të vijojë në fillim të muajit të ardhshëm.

Sipas informacioneve të gazetares Anila Hoxha, avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me padinë e depozituar nga shoqata paditëse.

Gjatë fjalës së tij, Ndreca deklaroi se ekziston interes publik që procesi gjyqësor të transmetohet drejtpërdrejt me kamera, duke theksuar rëndësinë e transparencës për qytetarët.