Sot në orën 14:00 do të jetë përballja e radhës në Gjykatën Administative për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon anulimin e dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror.
Seanca e fundit, e mbajtur më 8 maj, nuk u transmetua ‘live’, pavarësisht kërkesës së përsëritur të Veliajt që hasi sërish në refuzimin e gjykatës.
KLP ndau të njëjtin qëndrim me mbrojtjen e prokurorit Dado në kërkesën për moslegjitimin të paditësit, që Veliaj e quajti një turp për institucionin Kryebashkiaku i kërkoi Gjykatës që të njihet me prapësimet e KLP-së.
Sqarimi i plotë i ligjshmërisë së Ols Dados, tha ai, është çështje themelore për Republikën.
Sipas Veliajt dhe palës mbrojtëse, ka një “harmoni institucionale” për të mbrojtur Dadon.
