Pamjet që shihni vijnë nga një rrobaqepësi në zonën e Plazhit në Durrës. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, uji ka shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e biznesit, duke shkatërruar makineritë dhe pajisjet e tjera të punës.

Pronarja e rrobaqepësisë, një grua që rrit e vetme tre fëmijë, shprehet se përmbytjet i kanë marrë gjithçka. Ajo tregon se inspektorët e bashkisë i kanë komunikuar se si dëme do të llogariten vetëm orenditë dhe elektroshtëpiaket, ndërsa pajisjet e biznesit nuk përfshihen në vlerësim.

“Jam nënë e vetme dhe me këto makina qepëse ushqeja tre fëmijët e mi. Prej tre vitesh nuk kam pasur asnjë ndihmë nga shteti apo nga babai i fëmijëve. Qepja dhe bëja pastrim nëpër shtëpi për të siguruar jetesën. Tani nuk kam më asgjë”, shprehet ajo.