Dy të mitur janë proceduar penalisht nga policia në Pogradec, pasi akuzohen se kanë dëmtuar klasa dhe ambiente të tjera në një shkollë.

Mësohet se dy të miturit kanë hyrë në ambientet e shkollës 9-vjeçare në fshatin Buzaishtë dhe kanë dëmtuar disa tavolina, karrige dhe sende të tjera.

Nuk dihen ende detajet e plota mbi ngjarjen, apo se përse dy të miturit e kryen këtë akt vandal, teksa policia vijon hetimet.