Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, një i mitur ka dëmtuar një shkollë në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur më 24 gusht, dhe policia njofton se ndaj 16-vjeçarit ka nisur hetimi në gjendje të lirë. Ai dyshohet se ka thyer xhamat e një shkolle në Fushë-Mamurras si dhe ka dëmtuar kamerat e sigurisë.

“U referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, 16 vjeç, pasi më datë 24.08.2025, dyshohet se ka thyer xhamat e një shkolle në Fushë-Mamurras, Kurbin, si dhe ka dëmtuar kamerat e sigurisë”-njofton policia.

Kujtojmë se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Pogradec, ku dy të mituri kanë hyrë në ambientet e shkollës 9-vjeçare në fshatin Buzaishtë dhe kanë dëmtuar disa tavolina, karrige dhe sende të tjera.