Qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, teksa pritet të nisë protesta e 13 kombëtare. Qytetarët pritet të marshojnë dhe të ndalojnë para kryeminsitrisë, ashtu si në ditët e mëparshme, për të mbajtur fjalime. Megjithatë, vetëm pak metra larg tyre, tek sheshi”Italia”, kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e Partisë Socialiste pritet të festojnë 35-vjetorin e partisë. Policia njoftoi se ka marrë masa duke bllokuar kalimin e makinave në disa akse, e po ashtu pritet të krijohet kordon sigurie për të shmangur çdo incident.
Në 12 ditët e mëparshme, protestuesit kanë artikuluar një sërë shqetësimesh që lidhen me qeverisjen, problemet në sistemin shëndetësor, korrupsionin, koston e jetesës dhe çështje të tjera sociale e ekonomike, por gjithashtu, ata janë shprehur edhe kundër të gjithë klasës politike.
