Banorët e Rrjollit dhe ata që janë prekur nga projekti TID në Durrës janë mbledhur këtë të enjte përpara Parlamentit.

Pak para nisjes së seancës plenare, ata protestojnë duke kërkuar që mos të preket prona e tyre.

Pronat e tyre preken nga ndërtimi i resortit “Blu Borgo”, teksa më herët ata kanë ngritur dhe padi për tjetërsim pronash. Pronat ku do të zhvillohet projekti ndodhen në fshatin Baks-Rrjoll në juglindje të Velipojës.