Pak para protestës kombëtare, e cila do të nisë në ora 18:00, Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD.

Në shkallët e selisë ai është pritur nga mbështetësit e tij, që ndodhen në seli, për t’u drejtuar më pas para Kryeministrisë aty ku do të mbahet protesta. Ndërkohë, një pjesë e protestuesve pritet të vijnë nga sheshi “Skënderbej’ për t’u bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ së bashku me drejtuesit politik të PD-së dhe drejtuesit e opozitës.

Kjo është protesta kombëtare e thirrur nga Berisha, pas disa foltoreve të mbajtura në mënyrë të përjavshme jashtë zyrës së Edi Ramës. Në këtë protestë janë vënë në gatishmëri mbi 1300 forca policore Forcat Shqiponja, dhjetëra agjentë civilë si edhe 5 autobotë.