Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Paraqitja e tij në SPAK vjen vetëm pak orë pasi agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontroll në banesën e tij.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e paraqitjes së Prodës në Prokurorinë e Posaçme dhe nëse ai është thirrur për t’u marrë në pyetje në kuadër të hetimeve.
Ilir Proda ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit deri në mars të vitit 2026, kur u largua nga drejtimi i institucionit.
