Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale komentet e qytetarëve, pas takimit me banorët e Thethit. Sipas Ramës profilet e tyre janë fallco dhe shton se “e shndërruan Bulevardin e flamingove në shesh-përsheshin e vulgaritetit”.

“Lexoni ARGUMENTAT E KUNDËRSHTARËVE TË PAKETËS SË MALEVE dhe kini parasysh se 90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profile qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit, ku jashtënxirret llumi i gjuhës së urrejtjes me sasira e ndotësira që ai bulevard s’i kishte parë as kur nxirrte gjuhën mbi të Ndotësi i Madh i mexhelisit tonë… Shikojeni se si i shajnë, mallkojnë, ofendojnë gjithë ata burra sot në Theth dhe mendojeni vetëm për një sekondë, që këta shpirtra të bardhë si sytë e sorrës dhe pendët e korbit, të kenë në dorë fatin e Shqipërisë”, shkruan Rama krahas fotove.