Paraditen e kësaj të shtune vihet re një fluks i madh automjetesh, kryesisht mjete të vogla me drejtim drejt Greqisë. Ky fluks i shtuar ka bërë që prej disa orësh radha e automjeteve të jetë me një shtrirje rreth 2 kilometër, ku radha ka arritur deri në afërsi të kryqëzimit me rrugën hyrëse për në qytetin e Konispolit.
Radha është krijuar për shkak të vonesave nga pala greke, ku punohet me dy sportele, ndërkohë që nga pala shqiptare punohet me 4 sportele.
Sipas informacionit nga Stacioni Policor i Qafë Botës bëhet me dije se deri tani janë regjistruar rreth 1700 persona, vendas dhe të huaj me drejtim drejt Greqisë.
Sipas statistikave deri në orën 13:30 nga SPK Qafë Botë kanë dalë 800 shtetas shqiptarë dhe 848 shtetas të huaj 1648 persona, gjithashtu kanë dalë gjithësejt 565 mjete, të specifikuara janë 276 mjete shqiptare dhe 290 mjete të huaja
