Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm komunikimin me qytetarët në platformat sociale, në atë që ai e cilëson si rubrika “sy më sy”.
Një prej qytetarëve ka pyetur Ramën nëse është i vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në Shqipëri. Kryeministri hodhi poshtë pretendimin, duke e quajtur një sajesë nga “këneta”, duke nënkuptuar se është gënjeshtër e opozitës.
“Kështu ka ardhur një zë nga këneta, jo nuk është e vërtetë, një sajesë që morri rrugën siç marrin zakonisht sajesat. Kur e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, ky është sot realiteti e përditshmëria jonë”, tha Rama.