Nën postimin zyrtar të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Facebook, ku ajo njoftonte deklaratat për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, deputeti demokrat Edi Paloka ka lënë një koment ku i “raporton” Melonit për akuzat ndaj qeverisë së Tiranës.
Në komentin e tij, Paloka i kërkon llogari Melonit pëe foton me Ramën, duke u shprehur se nuk mund të jesh mike e Presidentit Trump dhe e kukullës së Sorosit.
“Zonjë Presidente, nuk mund të jesh njëkohësisht mike e Presidentit Trump dhe kukullës së Soros-it! Dhe pastaj, a e dini ju se zëvendësi i Ramës, ai pranë jush, është nën akuzë nga prokuroria e posaçme për korrupsion, për të paktën 50 milionë euro?”- shkruan Paloka poshtë postimit të kryeministres italiane.
Me sa duket, në PD të gjithë kanë ngel duke përgju nga vrima e çelësit.

