Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me barishte në fshatin Koxhas të Shijakut. Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur dhe shtëllunga tymi kanë pushtuar autostardën Tiranë-Durrës.

Në terren ndodhen pesë mjete zjarrfikëse, ndërsa po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe neutralizimin e situatës. Nuk raportohet për objekte të rrezikuara apo persona të lënduar, por kjo situarë ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Kjo pasi sasia e madhe e tymit, ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë.