Vijojnë prurjet në lumin Vjosa për shkak të reshjeve të dendura të shiut, edhe pse aktualisht kanë pushuar.
Niveli ka arritur në nivelin 7.4 metër ndërkohë që pika kritike është 7.8-8 metër mbi nivelin e detit. Nga pamjet e siguruara nga gazetari Top Channel, Mikel Marsi shihen rrugët e mbushura me ujë dhe një qen që ka ngelur i rrethuar.
Është kërkuar ndërhyrja me mjet lundrues, pasi arritja e nivelit të ujit do të rezultojë fatal.



