Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga sheshi “Skënderbej” , ku janë mbledhur mijëra njerëz të cilët kërkojnë drejtësi për gjyqin e padrejtë që po iu bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. “Zemra mal”, ka shkruar kryeministri, i cili ka qenë një ndër mbështetësit më të mëdhenj të kësaj proteste të organizuar nga veteranët e UÇK-së.
Edhe presidenti Bajram Begaj ka reaguar për protestën, teksa shkruan se UÇK-ja është krenari e historisë së kombit shqiptar dhe asgjë nuk mund ta zhbëjë këtë “trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi.”
“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi.”, ka shkruar presidenti Begaj.
Theksojmë se kryeministri Rama nuk mori pjesë në protestë për të shmangur sipas tij politizimin e saj. Në një reagim që bëri dje në përgjigje të akuzave të LVV, tha mes të tjerash se “….do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj.”