Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme tek rruga e “Kavajës” në Tiranë. 

“Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas një dëshmitari në vendngjarje, një makinë tip “BMV X5” ka përplasur një person me motor dhe për pasojë ky i fundit ka përfunduar në xhamin e mbrapëm të një makine,raporton JOQ. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit.