Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në Tirana, duke shkaktuar panik tek kalimtarët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rrugës së Elbasanit, ku makina u përfshi plotësisht nga zjarri. Nga pamjet e publikuara në vendngjarje, automjeti shihet pothuajse i shkrumbuar nga flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e incidentit, ndërsa pritet zbardhja e rrethanave që çuan në shpërthimin e zjarrit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe autoritetet përkatëse.
