Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë.

Në mediat online është shpërndarë një video ku një burrë i paidentifikuar ka dhunuar një grua në rrugë.

Sipas pamjeve filmike amatore shihet se më pas, burri e ka marrë zvarrë gruan e paidentifikuar mbi një karrocë të sajuar. 

Ndër të tjera në një moment dallohet burri i cili e godet gruan në kokë. Nuk dihet se cila është lidhja mes tyre, por përshtypje bën fakti që askush nuk ndaloi për të ndërhyrë.