Një video e rëndë është duke qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale ku dallohen dy persona të veshur me unifromë të Policisë së Shtetit që dhunojnë një të ri.
Siç duket edhe nga pamjet, dy efektivë të policisë së Durrësit kanë zënë përfundi një të ri dhe e qëllojnë duke i përplasur edhe kokën në tokë nga impakti i goditjeve.
Ndërkohë që nuk mungojnë as fyerjet dhe kërcënimet se do ta masakrojnë. Gjatë kohës që skena ndodh pranë tyre afrohet një tjetër qytetar që i kërkon që të qetësojnë gjakrat, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
PJESË NGA VIDEOJA:
Polici 1: Mos fol më se ti kam …. o këlysh ….
Qytetari: Po na terrorizoni o çuna!
Polici 1: Do të të masakroj, boll, boll, dorëzohu!
Qytetari: Ej po ça bëni mo?!
Polici 2: Të sakatova! Të mbyta!
Ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga ana e strukturave përgjegjësë të Policisë së Shtetit lidhur me 2 efektivët, pritet edhe konfirmimi i bluve për sqarimin e plotë të ngjarjes.